play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Netflix në krizë! Sërish pushon punonjës pas largimit të abonentëve

today24/06/2022

Background
share close

Netflix ka njoftuar një raund tjetër të shkurtimeve të vendeve të punës, ndërsa përballet me ngadalësimin e rritjes dhe rritjen e konkurrencës.

Gjigandi i transmetimit tha se po shkurtonte 300 vende pune të tjera – afërsisht 4 %  të fuqisë së tij punëtore – kryesisht në SHBA, pasi largoi 150 njerëz gjatë muajit maj.

Lëvizjet vijnë pasi kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë në muajin prill.

Kompania po eksploron një shërbim të mbështetur nga reklamat dhe po lufton ndarjen e fjalëkalimeve ndërsa përpiqet të nxisë rritjen.

Netflix review: Still the best streaming service - CNET

“Ndërsa ne vazhdojmë të investojmë në mënyrë të konsiderueshme në biznes, ne i bëmë këto rregullime në mënyrë që kostot tona të rriten në përputhje me rritjen tonë më të ngadaltë të të ardhurave”, tha Netflix në një deklaratë të fundit, duke shtuar se po vazhdonte të punësonte në fusha të tjera.

Ndërsa Netflix ka 220 milionë abonentë globalisht dhe mbetet lider i qartë në tregun e transmetimit, ai është përballur me konkurrencë të ashpër vitet e fundit pas ardhjes në jetë të platformave rivale si “Disney Plus” dhe “Prime Video” të Amazon.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *