Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar në fillim të kësaj jave historinë e saj në lidhje me abortet. 64-vjeçare komentoi në një postim të PEOPLE në faqen e tyre zyrtare Instagram, ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e fëmijës ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ndodhej në Ukrainë.
“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar në lidhje me thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti,” zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.
“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”
“Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë”– vazhdoi ajo.
Në bisedën e saj ekskluzive me PEOPLE, Murgatroyd, 35- vjeç, foli për herë të parë për humbjen e fundit të shtatzënisë. Ajo kujtoi se ishte shtrirë në një shtrat spitali. Ajo bëri thirrje për ndihmë pasi e gjeti veten në dyshemenë e dhomës së gjumit të djalit të saj të vogël, plotësisht e paaftë për të lëvizur pasi rezultoi pozitive për koronavirus ditë më parë.
“Nuk kisha forcë. Nuk mund ta hapja frigoriferin për të ushqyer djalin e vogël,” tha kërcimtarja. “U bë aq keq sa filloi të më merrej fryma. Ishte vërtet dramatike.”
Në spital, Murgatroyd telefonoi bashkëshortin e saj i cili ishte mijëra milje larg në Ukrainë.
Mendova se ai do të zbulonte disa lajme vërtet të këqija. Unë thashë: “Çfarë nuk shkon?”– kujton ajo. “Doktori më tha: “A e dinit që ishit shtatzënë?”
Në anën tjetër, Chmerkovskiy, u gëzua pafund kur dëgjoi doktorin të thoshte: “Ti je shtatzënë”, tregoi ajo, por gëzimi u kthye menjëherë në trishtim pasi mori vesh që e kishin humbur fëmijën.
Që kur foli me PEOPLE për humbjen e saj, Murgatroyd ka qenë e gatshme për të pasur një fëmijë të dytë përmes fekondimit in vitro, duke ndarë një video në Instagram të proçesit të saj të parë të injeksioneve të mërkurën.
“Nata ime e parë e trajtimit IVF 🙏🏻,” shkroi Murgatroyd në mbishkrim. “Po ju marrë në këtë udhëtim me mua për foshnjën nr: 2, është në të vërtetë disi e veçantë dhe e pabesueshme. Më pëlqen të ndaj gjëra me të gjithë ju, kjo jam unë dua të jem sa më transparent që të jetë e mundur.”
“Le të normalizojmë bisedat rreth abortit dhe IVF dhe të krijojmë një mjedis që është më komod për të gjitha gratë ❤️”- përfundoi ajo.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)