play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Vendimi i qeverisë, Niko Peleshi: Nga 1 korriku rriten me 30% pagat e të gjithë ushtarakëve, 38 kategori që përfitojnë plus 20 mijë lekë

today22/06/2022

Background
share close

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi ka njoftuar se mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është marrë vendimi që nga data 1 korrik, paga e të gjithë ushtarakëve do të rritet me 30%.

Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak.Rritje historike e pagës, jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik do kenë pagë 30% më të lartë.
Ç’ka do të thotë se, paga minimale në FA është më shumë se 51 mijë lekë të reja, shtuar këtu dhe paga shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive. Kemi krijuar dhe një aneks, ku kjo kategori, merr shtesë mbi pagën shtesë. Si struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike, veç 30% do marr dhe 20 mijë lekë të reja shtesë.

Shtesa kemi parashikuar edhe për funksione të tjera, të trupave komando. Trupave speciale, të mjekëve brenda FA, pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi shtesë”, tha ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *