play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Ndërkohë në Greqi, benzina me 1.9 euro, nafta me 1.75 euro dhe gazi me 0.45 euro

today21/06/2022

Background
share close

Rritet cmimi i naftes ne bote, ne 3 shtete nje liter nuk kushton as 1 cent

GREQI – Shteti grek ka vendosur që të jap subvencione për karburantet në këtë kohë kur çmimet kanë arritur kulmet. Thënë ndryshe në Greqi, kush ul konsumin, ul edhe çmimin e karburantit.

Në mediat greke thuhet se nëse, dikush që konsumon 150 në vend të 180 litrave karburant, atëherë përfitimi i subvencionit rritet pasi çmimi mesatar për litër ulet më tej.
Çmimi i benzinës pa plumb dhe gazit për tre muajt e ardhshëm do të ulet me 0.44 euro , sipas asaj që bëri të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis për kartën “Fuel Pass 2” .

Siç theksoi Mitsotakis , ndihma për konsumin e benzinës rritet nga 45 në 80 euro , ndërsa për motoçikletat nga 35 në 60 euro .

Në ishuj subvencioni rritet në 100 euro në vend të 55 eurove sot dhe për motorët në 70 euro , në vend të rreth 40 eurove më parë.

Kryeministri theksoi se uljet e çmimit të benzinës pa plumb dhe gazit kanë të bëjnë me 180 litra karburant për tre muajt e ardhshëm.

Sa po bien çmimet e karburanteve?

Çmimet e karburanteve janë vazhdimisht në rritje dhe tashmë litri i benzinës pa plumbit është ulur në 2.35 euro ndërsa çmimi përkatës për çdo litër naftë është 1.95 euro . Nëse llogaritet ulja prej 0.44 euro në çmim për çdo litër benzinë pa plumb , atëherë për çdo litër benzinë pa plumb kostoja do të jetë rreth 1.9 euro për 180 litra të radhës.

Nëse tani personi nuk konsumon 60 litra çdo muaj por 50 litra atëherë përfitimi për të do të jetë më i madh pasi çmimi për çdo litër benzinë pa plumb do të ulet në 1.8 euro!

Në ishuj përfitimi rritet në 100 euro, kështu që nëse konsumoni 180 litra në tremujorin e ardhshëm, çmimi mesatar i benzinës pa plumb do të ulet në 1,79 euro , ndërsa nëse konsumoni 150 litra , çmimi mesatar i benzinës pa plumb do të ulet më tej në 1,68 euro për litër.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *