play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ben Stiller takon Zelensky-n: Ju jeni heroi im

today21/06/2022

Background
share close

Aktori i Hollivudit dhe ambasadori i vullnetit të mirë i Kombeve të Bashkuara, Ben Stiller e ka konsideruar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si heroin e tij, gjatë një vizite në Kiev.

Ajo çfarë keni bërë, mënyra si keni mobilizuar shtetin, botën, është vërtet inspiruese”, ka thënë ylli amerikan 56-vjeçar, duke iu referuar fjalimeve të Zelenskyt para parlamenteve në gjithë botën.

“Është nder i madh për mua ju jeni heroi im”, ka thënë Stiller, i cili u emërua ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së më 2018.

Të dy kanë folur edhe për karrierën që kanë pasur si aktorë të humorit.

Ju keni hequr dorë nga një karrierë e mrekullueshme”, i ka thënë Stiller, Zelenskyt.

“Jo aq të mrekullueshme sa e juaja”, i është përgjigjur ai.

Më herët Stiller vizitoi qytetin e shkatërruar të Irpin në Ukrainë dhe bëri thirrje për dhembshuri si dhe mbështetje për të gjithë refugjatët në mbarë botën.

Qyteti afër Kievit u bë skena e luftimeve të ashpra menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 Shkurt.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *