Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në qendër të mediave rozë ka qenë zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Festivali i famshmë i organizuar nga Dua Lipa dhe Babai i saj Dukagjin Lipa vjen këtë verë për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Dhe ndërsa orët kalojnë është zbuluar edhe vendndodhja se ku do të mbahet ky festival që sjell në skenë emra të mëdhenj të muzikës.
Shpat Begolli, anëtar i ekipit organizativ ka zbuluar se festivali do të mbahet në parkun buzë liqenit artificial të Tiranës.
Ai tha se Bashkia e Tiranës është zotuar se do t’i bëjë të gjitha adaptimet që festivali të mbahet aty.
“Është park, mirëpo atje është shumë më i madh sesa Gërmia. Si është kryer edicioni i vitit 2019, ne kemi kërkuar hapësirë të përshtatshme sepse festivali po rritej. Po të mbahej sot, Gërmia nuk do të na zinte”, është shprehur Begolli.
Begolli ka thënë thënë se gjithmonë kanë pasur ftesë nga Tirana që festivali të mbahej atje, por që ka thënë se zgjedhje e tyre ishte Prishtina.
Ndër të tjera, Begolli ka treguar për T7 se ata që kanë blerë biletat mund t’i kthejnë ato dhe t’i tërheqin paratë por që ata që vendosin të shkojnë në Tiranë nga Prishtina do të kenë lehtësira si, mbulimi i transportit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)