Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Netflix zbuloi se sezoni i dytë i “Squid Game” ishte në rrugë e sipër në njoftimet e postuara në rrjetet sociale.
Lajmi për filmin hit u zbulua në një postim që shfaq një pamje nga afër të syrit të ndezur të kukullës rrëqethëse Young-hee, me një ‘2’ të mbivendosur mbi objektiv.
Krijuesi i shfaqjes, Hwang Dong-hyuk, konfirmoi më parë se filmi do të rikthehej për një seri të dytë episodesh gjatë një interviste me “Vanity Fair” muajin e shkuar.
Netflix ndau gjithashtu një shënim personal nga Dong-Hyuk, 51 vjeç, i cili e filloi mesazhin e tij duke shkruar: “Një raund krejt i ri po vjen”.
“U deshën 12 vite të tëra për të sjellë në jetë sezonin e parë të Squid Game vitin e shkuar. Por u deshën 12 ditë që “Squid Game” të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë. Si shkrimtar, regjisor dhe producent i Squid Game, një thirrje e madhe për fansat tanë në mbarë botën. Faleminderit që shikoni dhe pëlqeni shfaqjen tonë”, thuhej tutje në shkrimin e tij.
Dong-Hyuk më pas ndau disa informacione rreth sezonit të dytë të ardhshëm të programit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)