Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sabine Lisicki ka fuqi në krahë. Tenistja profesioniste gjermane mori në New York
çertifikatën zyrtare për goditjen më të shpejtë në tenisin për femra.
Sabina Lisicki ka shërbimin më të shpejtë në tenisin e femrave deri më tani. Ajo është gjithashtu dy herë finaliste e Wimbledon dhe fituese e tetë turneve WTA (katër prej të cilave u fituan në teke).
Sabina nisi të luante tenis në moshën 7 vjeçare. Interesante është që në vitet e saj të hershme ajo arriti vetëm 100-shen e parë të renditjes botërore. Arritja më e dukshme e Sabinës si e re është çmimi që ajo mori në vitin 2005 në turneun Eddie Herr International ku arriti në gjysmëfinale. Nga mosha 16 vjeç, Sabina filloi të performonte në garat për të rritur. Dhe këtu gjermanja, falë punës së madhe, shpejt nisi të arrijë rezultate të mira. Në vitin 2007, ajo u bë një finaliste tri herë në turne me një çmim prej $ 25,000 dhe një herë në një turne me një çmim prej $ 50,000.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)