Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/06/2022
Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-
hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”. Kantautori
Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin emër pesë vjet para publikimit të
këngës së Careyt, duke argumentuar se këngëtarja shfrytëzoi popullaritetin dhe stilin
e tij. Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme, por Stone pretendon
se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.
“All I Want for Christmas is You”& e
Mariah Carey është një nga kenget më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha
kohërave. Që kur u shfaq në albumin Merry Christmas në vitin 1994, kënga ka kryesuar
listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 i kishte sjellë kengetares të ardhura më shumë se
60 milion $.Kënga është transmetuar një miliard herë në Spotify.Në një kujtim të kohëve të
fundit, Carey zbuloi se kompozoi pjesën më të madhe të këngës në një tastierë të
vogël “Casio”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)