Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/06/2022
Në Ditën e Mjedisit Tirana ka inauguruar, duke nisur me disa rrugë, projektin e mbetjeve nëntokësore.
Ku janë vendosur?
Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, u vendosën në sheshin “Sulejman Pasha”.
Të tjerët do të vendosen si fillim në qendër të Tiranës, si dhe në zonat më të frekuentuara të qytetit. Për t`u shtrirë më pas në gjithë Tiranën.
Si funksionojnë?
Konteinerët nëntokësorë, këta si në video, mjafton të shtypen me këmbë, për t`u hapur kapaku ku më pas do të hidhen mbreturinat. Të gjitha mbetjet depozitohen në konteinerin nëntokësor, i cili zbrazet më pas nga punonjësit e pastrimit me makineri.
Konteinerë të rinj metalikë
Konteinerë të rinj do të vendosen gjithashtu në disa zona të Tiranës. Veçoria e tyre është se do të jenë metalikë, për të qenë më rezistentë se plastikët dhe hedhja e mbetjeve do të jetë e diferencuar. Këta të fundit do të funksionojnë si kutitë postare, ku mbeturinat që të hidhen në hapësirën e caktuar dhe kapaku do të jetë hermetikisht i mbyllur.
Kështu jo vetëm do të jenë më estetikë, por do të shmangin edhe erën e pakëndshme.
Të pranishëm në inaugurimin e koshave të rinj ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga zv. ambasadori italian në Tiranë, Luigi Mattirolo, dhe administratori i “Eco Tirana”, Diego Testi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)