play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Manastirliu: Këtë vit do të hapen 50 qendrat e para socio-shëndetësore

today03/06/2022

Background
share close

Ministrja Manastirliu sqaron si do të bëhet procesi i vaksinimit - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Gjatë kongresit të XII Europian të Mjekëve të Diasporës dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Ministrja Manastirliu u shpreh se 50 qendrat e para socio-shëndetësore do të nisin funksionimin këtë vit.

Në fjalën e saj, Manastirliu tha se në fokus të punës së Ministrisë është transformimi i kujdesit parësor, duke i kthyer qendrat shëndetësore në qendra socio-shëndetësore.

“Programi i transformimit të kujdesit parësor me qendrat socio-shëndetësore do të nisë këtë vit. Vlerësojmë se 50 psikologët e punonjësit socialë do të përfshihen menjëherë në qendrat e përcaktuara të fazës së parë të këtij programi, brenda këtij viti, e më pas, duke vijuar me shtrirjen e këtij programi në strukturat e specializuara të qendrave shëndetësore, që do të klasifikohen si qendra të kujdesit socio-shëndetësor”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se reforma e autonomisë spitalore do të materializohet së shpejti, për të filluar pilotimin për herë të parë në Spitalin Memorial në Fier.

“Një tjetër reformë po thellohet dhe do të materializohet së shpejti, që është pikërisht Autonomia Spitalore, nëpërmjet ligjit të ri për kujdesin spitalor, që miratohet dhe fillon pilotimin në një prej spitaleve të ekselencës të ndërtuar një vit më parë, Spitalin Memorial në Fier”, tha Manastirliu.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *