play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“E vërteta nuk shuhet kurrë” Fjalët e Johnny Depp pas triumfit në gjyq

today02/06/2022

Background
share close

Aktori Johnny Depp ka reaguar pas shpalljes së vendimit në favor të tij nga Gjykata e Qarkut këtë jave  në Fairfax, Virginia, në rastin e padisë ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard, për shpifje.

Depp përmes një deklarate  ka thënë se vendimi ia ka rikthyer atij  jetën dhe se e vërteta nuk humbet kurrë.

 

Amber Heard, Johnny Depp's Lawyers Present Closing Arguments in Trial | PEOPLE.com

“Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje. Ato tashmë kishin udhëtuar nëpër botë dy herë brenda një nanosekondi dhe kishin një ndikim sizmik në jetën dhe karrierën time. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën time. Jam vërtet i përulur. Vendimi im për të ndjekur këtë çështje, duke ditur shumë mirë lartësinë e pengesave ligjore me të cilat do të përballesha dhe spektaklin e pashmangshëm mbarëbotëror në jetën time, u mor vetëm pas një mendimi të konsiderueshëm. Që në fillim, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ka qenë zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga përfundimi. Më e mira nuk ka ardhur ende dhe një kapitull i ri më në fund ka filluar. E vërteta nuk humbet kurrë”, ka shkruar Depp në deklaratën e tij,të publikuar në profilin e tij me 22 milionë ndjekës në Instagram.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *