Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/06/2022
Ka përfunduar faza e parë e punimeve që lidhet me gërmimin dhe mbushjen e aksit Palasë-Dhërmi. Ky aks do të lidhë tunelin e Llogarasë që është duke u ndërtuar me Dhërmiun duke reduktuar ndjeshëm trafikun gjatë sezonit veror.
Pamjet nga punimet e aksit janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se shkurtimi i kohës nga Orikumi në Palasë dhe Dhërmi do të zhvillojë edhe më shumë turizmin bregdetar.
‘Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur.’- shkruan Rama.
Tuneli i Llogarasë parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe do të sjellë të ardhura dhe rritje të turizmit. Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)