play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Fansat dërgojnë një anije me detaje të ‘Pirates of the Caribbean’ para gjykatës

today01/06/2022

Background
share close

Një anije me detaje të “Pirates of The Caribbean” – përfshirë edhe një manekin që dukej si Johnny Depp – u shfaq para gjykatës Fairfax në Virginia.

Në anije shfaqej një flamur i “Pirates of the Caribbean” dhe një spirancë. Teksa brenda gjykatës, anëtarët e jurisë vazhdonin të debatonin, anija parakaloi duke tërhequr vëmendjen aty rrotull.

Duket se fansat nuk heqin dorë nga mbështetja për piratin e preferuar (ndonëse Depp ka deklaruar se nuk do të luajë më kurrë në “Pirates of the Caribbean”).

Fansat dërgojnë një anije me detaje të ‘Pirates of the

Për gjashtë javët e fundit, gjyqi Depp-Heard është në qendër të vëmendjes. Gjykata nuk ka arritur ende në një vendim.

Pavarësisht se çështja është ende në diskutim, Depp ka ndikuar te opinioni publik. “Unë mendoj se për Johnny Depp, fitorja në anën ligjore nuk ka rëndësi për të,” tha për New York Post avokatja Katherine Lizardo. “Fitorja – do të ishte thjesht qershia mbi tortë, sepse qëllimi i tij kryesor për ngritjen e padisë për shpifje ishte të pastronte emrin e tij dhe të apelonte në gjykatën e opinionit publik.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *