Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/05/2022
Justin Timberlake ia ka shitur të gjitha të drejtat e këngëve të tij një kompanie administruese të mbështetur nga “Blackstone”, duke iu bashkuar një grupi yjesh të kohëve të fundit që po i shesin të drejtat për muzikën e tyre për shuma të mëdha parash.
Firma me bazë në Londër “Hipgnosis Song Management”, njoftoi së fundi blerjen e të gjitha të drejtave të autorit për këngët e Timberlake, një total prej rreth 200 këngësh, sipas themeluesit të “Hipgnosis”, Merck Mercuriadis.
Në mesin e këngëve përfshihen hite si “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” apo “Mirrors”.
Vlera e marrëveshjes nuk është bërë me dije , por njerëzit e njohur me këtë çështje e kanë vlerësuar atë mbi 100 milionë $ , shkruan “The Wall Street Journal”.
Marrëveshja mbulon vetëm të drejtat e publikimit të Timberlake, kështu që vetëm këngët që ai i kishte shkruar, përfshihen në marrëveshje.
Shitja mori më shumë se një vit për t’u përmbyllur dhe është pjesë e një tendence në rritje të yjeve që shesin katalogët e tyre muzikorë, ku përfshihen Bob Dylan, Bruce Springsteen, Neil Young dhe Stevie Nicks.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)