Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Aerosmith”, ka anuluar disa koncerte të planifikuara në Las Vegas, kjo pasi vokalisti Steven Tyler është detyruar të regjistrohet në qendër rehabilitimi.
Artisti ka qëndruar larg drogërave për më shumë se një dekadë, por iu kthye përdorimit të tyre pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjes, të cilat ia kishte përshkruar mjeku pas një operacioni në këmbë.
Këngëtari 74-vjeçar vullnetarisht iu nënshtrua programit për trajtimin e varësisë, me synimin që të përqëndrohet në shëndetin dhe shërimin e tij.
Të gjitha koncertet e caktuara për muajin qershor dhe korrik, tani janë anuluar. Grupi “Aerosmith” ka bërë të ditur se planifikojnë të kthehen në skenë në shtator.
Në një deklaratë për media, “Aerosmith” kërkoi falje për anulimin e koncerteve, veçanërisht duke shprehur keqardhje për fansat besnikë të cilët shpesh udhëtojnë nga vende të largëta për t’i ndjekur performancat e grupit.
Në fillim të vitit, grupi i famshëm i rrokut anuloi turneun e shumëpritur evropian, për shkak të pasigurisë rreth logjistikës së udhëtimit dhe pranisë së vazhdueshme të masave anti-Covid.
Tyler edhe në të shkuarën ka diskutuar për betejën e tij me varësinë nga drogën. Në një intervistë për revistën “GQ”, muzikanti kishte deklaruar se marrja e drogës ishte diçka që të gjithë rokerët e bënin në vitet ‘70.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)