Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/05/2022
Aktorja dhe këngëtarja, Courtney Love ka treguar mbështetje për Johnny Depp në mes
të betejës së tij ligjore të vazhdueshme kundër ish-bashkëshortes, Amber
Heard. Këngëtarja kujtoi një kohë kur aktori i shpëtoi jetën pas një
mbidoze në “The Viper Room” në 1995. Klubi i natës i vendosur në “Sunset Strip” në
West Hollywood të Kalifornisë, fillimisht ishte në bashkëpronësi të Depp dhe një pikë e
frekuentuar për të famshmit në vitet ’90.
“Nuk dua të bëj gjykime publikisht. Thjesht dua
t’ju them se Johnny më dha CPR në 1995 kur e teprova jashtë “The Viper Room”, tha
Love në një video të postuar në llogarinë e një miku në rrjetet sociale.Në kohën e
incidentit, Love po merrej me humbjen tragjike të bashkëshortit Kurt Cobain, i cili bëri
vetëvrasje në vitin 1994 në moshën 27-vjeçare.
Love tha në video se Depp kontaktoi vajzën e saj në shumë raste. Ajo thotë se aktori i shkroi Frances një letër për
ditëlindjen e saj të 13-të mes vdekjes së parakohshme të babait të saj dhe betejës së
nënës së saj me varësinë. “Më pas ai dërgoi limuzinat në shkollën e saj pa i kërkuar, që
ajo dhe të gjithë miqtë e saj të shkonin te “Pirates of the Caribbean”, vazhdoi ajo. Në
fund të videos, Love e bëri të qartë se ndërsa po mbante anën e Depp në gjyqin mes tij dhe ish bashkëshortes
Amber Heard.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)