play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

250 neurokirurgë europianë në Shqipëri kurs trajnimi

today19/05/2022

Background
share close

Rreth 250 neurokirurgë europianë ishin për herë të parë në Shqipëri, në një kurs trajnimi për Neurokirurgjinë Funksionale dhe atë të Traumës. Neurokirurgu Mentor Petrela tregohet entuziast për këtë aktivitet që është lobuar prej vitesh të mbahej në vendin tonë.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë që të vijnë 250 mjekë nga të gjitha anët për të zhvilluar një kurs informimi, trajnimi. Ne kemi lobuar prej disa vjetësh dhe ky është evenimenti i parë”.

Pjesë e këtij organizimi në rang ndërkombëtar ishin 5 neurokirurgë shqiptarë. Neurokirurgu Mentor Petrela theksoi se trajnime të tilla i sjellin mjaft benefite Shqipërisë.

“Këto evenimente sjellin shumë gjëra. Sjellin informacionin, pavarësisht se janë vetëm 5 shqiptarë në këtë kurs”.

Neurokirurgu anglez Henry Marsh vuri theksin tek pasojat e Covid-19 në Europë. Sipas specialistit edhe pse situata pandemike duket e qetë, e ardhmja e saj mbetet e paqartë.

“Është instinkti njerëzor të largohemi sa më shpejt nga pandemia dhe tani na duket sikur s’ka ekzistuar. Ne shpresojmë që Covid-19 të mos pësojë mutacione përsëri në një formë më të rrezikshme, gjë që nuk mund të përjashtohet. Njerëzit duhet të mësojnëe të jetojne me të, Covid nuk ka për t’u zhdukur”.

Pjesë e diskutimeve në takimin për Neurokirurgjinë Funksionale dhe të Traumës ishte sfida që po përballet bota me pasojat post-Covid.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *