play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Robotë që mbledhin 25.000 mjedra në ditë. Ambicia e kompanisë “Fieldwork”

today16/05/2022

Background
share close

Një kompani ka vendosur që robotët e saj të mbledhin mjedra në dy vende në
Portugali.Robotët autonomë kanë katër “krahë” për të mbledhur, duke përdorur
teknologjinë e sensorëve. Dhe tani puna është duke vazhduar për të rritur shpejtësinë e
mbledhjes së robotëve, duke synuar që secili robot të mbledhë 4 kg fruta në orë ose
më shumë se 25,000 mjedra në ditë. Ndryshe, vlerësohet se norma mesatare e
“mbledhjes së një njeriu” është prej 15,000 në një ditë pune standarde tetë-orëshe.

 

Fieldwork Robotics - Frontier IP Group plc

E  prezantuar në vitin 2016, “Fieldwork” u krijua për të zhvilluar dhe komercializuar robotë
autonome për të mbushur boshllëqet e produktivitetit dhe për të punuar së bashku me
njerëzit.Grupi aktualisht ka dy lloje robotësh të tillë: një vertikale që mund të përshtatet
për një shumëllojshmëri të bimëve frutore dhe një platformë horizontale që mund të
vendoset në mjedise të shumta bujqësore pa mbikëqyrjen njerëzore.Madje, duke
përdorur AI (artificial intelligence), këta robotë mund të vlerësojnë pjekurinë e kulturave
të frutave dhe perimeve  dhe të përcaktojnë se kur duhet të mblidhen, përkatësisht
korren.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *