Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/05/2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës, për rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përmirësimin e infrastrukturës në Urgjencën e këtij spitali, si dhe investimet në pajisje bio-mjekësore.
“Në spitalin e Traumës është duke u punuar me ritëm në një prej godinave që i shërben trajtimit të sëmundjeve të brendshme dhe gjithashtu edhe një strukturë që i shërben konsultave ambulatore. Një investim i buxhetit të shtetit, i qeverisë shqiptare në vlerë rreth 4 milionë dollarë, që do të shndërrojë tërësisht shërbimet që ofrohen këtu. Do të zgjerojmë kapacitetet për shërbime të tjera, duke krijuar kushte shumë më të mira për stafet mjekësore dhe për pacientët për marrjen e shërbimit”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha se në disa spitale të vendit, do të ketë një investim shumë të rëndësishëm për rinovimin e pajisjeve mjekësore, si skaner, grafi, angiograg, etj.
“Jemi duke investuar edhe për rinovimin e flotësa së aparaturave të teknologjisë së lartë, duke filluar me një skaner të ri që shumë shpejt do të instalohet në Spitalin e Traumës. Gjithashtu skaner të ri për Spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke dyfishuar kapacitetet e tij; një skaner të ri për Spitalin Pediatrik në QSUT, për Spitalin e Korçës. Do të kemi grafi të reja për spitalet rajonale, bashkiake por edhe gjithashtu dy Poliklinika të Tiranës, si dhe një angiograf i ri do t’i shtohet flotës tonë të pajisjeve bio-mjekësore, nëpërmjet një investimi të Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore në vlerën 4.2 milionë dollarë. Këto investime do të ulin akoma më shumë listë-pritjen për kryerjen e ekzaminimeve si skaner apo grafi”, tha Manastirliu.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)