play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Puthja e lamtumirës; pas triumfit në Eurovision, këngëtari ukrainas niset drejt luftës

today16/05/2022

Background
share close

Pjesëtari kryesor i grupit Kalush Orkestra, grupi që përfaqësoi Ukrainën në Eurovision është nisur për në luftë menjëherë pas fitores së madhe. Oleg Psiuk është fotografuar me të dashurën e tij, Oleksandra për t’ju bashkuar më pas vijës së parë në luftë kundër Rusisë.

Ai është parë duke u puthur me partneren e tij jashtë një hoteli në Torino. I veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, Oleg Psiuk hipi në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport. Kalush Orkestra triumfoi në Eurovision falë votave të shumta që mori nga publiku.

Grupi ukrainas doli në vend të parë me 631 pikë ndjekur më pas nga Britania e Madhe me 466 pikë. Spanja u rendit e treta, ndërsa Suedia dhe Serbia plotësuan Top 5. Volodymyr Zelensky u zotua të zhvillojë konkursin e vitit të ardhshëm në Mariupol, pavarësisht se është shkatërruar nga forcat ruse.

Duke folur për fitoren e grupit, këngëtari Psiuk tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë që votuan për Ukrainën. Kjo fitore do të thotë shumë për ne. Kjo fitore do të ngrejë shpirtrat dhe do të çojë në më shumë fitore në të gjitha frontet.” tha ai duke shtuar se do ta festojnë fitoren pas mbarimit të luftës.

“Njerëzit po vriten në luftë, po humbasin punën në Ukrainë. Nuk është momenti për të festuar. Kultura jonë është nën sulm. Donim t’i prezantonim botës muzikën tonë. E shkrova këngën e Eurovisionit për nënën time para luftës por më pas, filloi të merrte një kuptim tjetër për njerëz të ndryshëm”, – tha ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *