Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këngëtarja Elsa Lila është liruar dhe ndaj saj nuk rëndon asnjë akuzë, sipas avokatit Saimir Visha, i cili është dhe daja i saj.
“Unë sa jam kthyer nga Italia dhe kam drekuar me të. Elsa ka qenë e lirë dhe është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat, nuk ka asnjë akuzë. [Gjithë çfarë ndodhi ishte] një keqkuptim,” tha Visha në një bisedë në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv.
“Pavarësia e saj ka qenë që në momentet e para dhe sot nuk ka asnjë akuzë për të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, sepse me gazetarët unë kam një raport të mirë, kanë vjellë vrerë për Elsën,” shtoi ai.
Elsa Lila u arrestua në mes të marsit si e dyshuar për pjesëmarrjen në një grup të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përfshirë në shitjen e drogës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)