Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Parlamenti i Lituanisë ka votuar sot unanimisht për t’i cilësuar aksionet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid” dhe “terrorizëm” ndërsa u kërkua që një gjykatë ndërkombëtare të hetojë krimet e dyshuara të luftës.
Sipas mocionit të votuar, forcat ruse kanë kryer krime lufte duke përfshirë këtu vrasjen e civilëve, përdhunim në masë, zhvendosje të banorëve me forcë drejt Rusisë si dhe shkatërrim të infrastrukturës ekonomike dhe kulturore, raporton Reuters.
Në mocionin e parlamentit të Lituanisë, të bashkësponsorizuar na kryeministrja Ingrida Šimonytė, thuhet ndër të tjera: Federata ruse, forcat ushtarake të së cilës zgjedhin qëllimisht dhe sistematikisht objektet civile për bombardim, është një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin.
Ky votim në parlament vjen pas një votimi të ngjashëm unanim nga ligjvënësit kanadezë muajin e kaluar për t’i cilësuar sulmet e Rusisë në Ukrainë “gjenocid”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)