Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Elon Musk tha se po mendon seriozisht për të krijuar një platformë të re sociale. Miliaderi nuk ndau ndonjë specifikë se si do të dukej apo si do të funksiononte platforma që po mendon të krijojë. CEO i Tesla dhe SpaceX bëri këtë deklaratë pasi pretendon se Twitter nuk lejon fjalën e lirë.
Musk shkroi në Twitter: “Duke pasur parasysh se Twitter shërben si sheshi publik de facto i qytetit, dështimi për t’iu përmbajtur parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë. Çfarë duhet bërë?”, tha ai duke pyetur më pas nëse nevojitet një platformë e re sociale.
Në një tjetër postim, Musk tha se “fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale” dhe vuri në dyshim nëse Twitter “i përmbahet me rigorozitet këtij parimi”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)