play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

E qëlloi me shpullë, Will Smith i kërkon ndjesë publike komedianit Chris Rock

today29/03/2022

Background
share close

will smith 1280x720

Pasi e qëlloi me shpullë në mes të skenës, në një mbrëmje prestigjioze si ajo e çmimeve Oskar, aktori Will Smith i kërkon falje komedianit Chris Rock, për atë që e quan një sjellje të pafalshme dhe të papranueshme nga ana e tij.

“Dua të të kërkoj falje publikisht Chris”, shkroi Smith në një deklaratë.

“Dola nga linjat dhe bëra gabim”. Ndjesa erdhi pasi Akademia e Çmimeve Oskar reagoi ashpër për ceremoninë e së dielës dhe tha se po rishikon ngjarjen, ku nuk përjashtohet edhe tërheqja e statujës së artë për aktorin 53-vjeçar, i cili u shpall aktori më i mirë mashkull për rolin e tij në filmin “King Richard”.

“Dhuna është shkatërruese, në të gjitha format e saj”, thotë Smith i cili pohon se shakatë në emër të tij janë pjesë e punës së tij, por kur shakatë bëhen për shëndetin e gruas së tij të sëmurë, kjo ishte shumë për të duruar dhe reagoi emocionalisht.

Will Smith dhe skuadra e tij e PR shpreson që përmes kësaj ndjese publike të mund të shpëtojnë karrierën e vlerësimet e aktorit dhe marrëdhënien e tij me Akademinë.

Përpos gjithçkaje, skena e shpullës ishte momenti për të cilin e gjithë bota foli pas ceremonisë së 94-t të çmimeve Oskar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *