Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve Oscar u mbajt mbrëmjen e djeshme. Eventi i shumëpërfolur u rikthye në në Teatrin Dolby në zonën e Hollivudit dhe siç pritej ishte një natë plot surpriza, fitues dhe momente unike. Për vitin 2022, drejtimin e eventit e morën tre femra Amy Sumer, Regina Hall dhe ëanda Sykes.
Tradicionalisht, tapeti i kuq i evenimentit është një nga momentet më të veçanta në botën e modës. Trende të freskëta, shkëlqim, krijime mbresëlënëse, zgjedhje veshjesh të diskutueshme. Pamë disa veshje mbresëlënëse si Jessica Chastain, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin në “The Eyes of Tammy Faye” .
Ndërsa Lupita Nyong’o me fustanin e saj, të qëndisur me teminat Prada, dukej si një nga statujat e lakmuara prej ari. Ngjyrat pastel ishin të preferuarat e të ftuarve, siç e dëshmoi edhe fustani rozë Saint Laurent nga Zoë Kravitz, por edhe fustani pa rripa Giorgio Armani Privé nga Nicole Kidman.
Në listën e të veshurve më mirë nuk mund të mos ishin dhe disa emra mashkullorë si Timothée Chalamet, Andrew Garfield dhe Kodi Smith-McPhee që ndanë mësime finese dhe stili të pashembullt. Më poshtë, të gjitha paraqitjet që ranë në sy në tapetin e kuq të Oscars të këtij viti:
Jessica Chastain
Zoe Kravitz
Zendaya
Jennifer Garner
Renate Reinsve
Andrew Garfield
Kodi Smit-McPhee
Serena Williams
Olivia Colman
Vanessa Hudgens
Timothée Chalamet
Ariana DeBose
Nicole Kidman
Kristen Stewart
Penélope Cruz
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)