Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, të cilëve qeveria u ka akorduar 500 mln lekë për të mos rritur biletën për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Kjo ndihmë tha Rama do të shërbejë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos të preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa, i cili është edhe problemi kryesor, dle specifikuar se nuk është shtrenjtimin.
Rama iu referua krizës energjetike e cila “shpërtheu” në 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkerëve.
Në kuadër të përballimit të krizës energjetike, Rama zbuloi se qeveria ka përgatitur një draft enede të papublikuar. “E hëna pa makina” është një nga pikat të cilat po diskutohen më së shumti për t’u vënë në fuqi. Kryeministri kujtoi fillimet e pandemisë kur nuk lejohej qarkulli i makinave në rrugë pas një orari të caktuar, duke thënë se po mendohet të zbathet e njëjta gjë, këtë herë jo për shkak të COVID-19, por të planit të kursimit. E gjithë kjo sic theksoi ai do të behët për t’u kursyer, jo për çështje ekologjike.
Gjatë mbledhjes ishte e pranishme edhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku e cila tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë moment mjaft delikat për të gjithë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)