Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nga sot deri më 21 mars, ulet në 203 lekë çmimi i naftës.
Është ky vendimi më i fundit i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, i publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit vendosi të ulë në 211 lekë çmimin e naftës dhe benzinës dhe 93 lekë për litër për gazin.
Rishikimi i çmimit në rënie ka ardhur pas uljes së kuotave të arit të zi në bursa. Në tregjet ndërkombëtare, nafta ka zbritur në 102 dollarë për fuçi, një çmim që luhatet vazhdimisht pasi ditën e djeshme kapi vlerën e 98 dollarëve për fuçi.
Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në treg duke u shitur me 93 lekë litri. Në ditët në vazhdim, në varësi edhe të ecurisë së bursave, bordi pritet të propozojë një çmim edhe më të ulët për karburantet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)