Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/03/2022
Për të dytën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur para kryeministrisë ku po protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera në përgjithësi.
Kjo është dita e dytë pasi dhe një ditë më parë qytetarët u mblodhën para kryeministrisë, ku kërkuan uljen e çmimeve, ose kryeministri Rama të japë dorëheqjen. Ndërkohë sot mesa duket në ditën e dytë sensibilizimi është edhe më i madh kjo pasi protesta shtrihet në qytete të ndryshme të vendit, Mirditë, Berat, Korccë, Përrenjas, Lushnje.
Më pas, protestuesit dolën në rrugët kryesore të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Për më shumë se tre orë i gjithë qarkullimi i automjeteve në kryeqyteti u bllokua, ndërsa me protestuesit u solidarizuan edhe drejtuesit e mjeteve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)