Një “qytet” i vërtetë luksoz do të dalë në lundrim në Norvegji vitin e ardhshëm, i cili do të jetë i pajisur me gjithçka që një turist do të ketë nevojë për të kaluar ditë të këndshme në një anije kroçierë.
Mjeti lundrues i quajtur “Norwegian Viva” është parashikuar ta kryejë udhëtimin e tij të parë më qershor të vitit 2023. Ai është duke u ndërtuar nga kompania “Fincantieri” në Marghera të Italisë.
“Norwegian Viva” është me të vërtetë luksoz, me pishina të pafundme, një pistë garash trekatëshe, madje dhe një urë xhami, ku mund të shijosh perëndimet në mes të detit.
Post comments (0)