Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Old Skool hip-hop elektrizoi skenën e Super Bowl Halftime Show dhe jo më kot nëpër rrjete sociale është konsideruar gjerërisht si një nga performancat më argëtuese të viteve të fundit.
Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige, 50 Cent, Eminem dhe Kendrick Lamar dhuruan një super spektakël që shënoi herën e parë që artistët e hip-hopit ishin këngëtarët kryesorë të shfaqjes.
Snoop dhe Dre “tundën” stadimin SoFi në Los Angeles me “The Next Episode” dhe “California Love”.
I ftuari surprizë, 50 Cent, interpretoi hitin “In Da Club”.
Blige risolli këngët e famshme “Family Affair” dhe “No More Drama”.
Më pas Kendrick Lamar perfmormoi “Alright”, me kërcimtarë në sfond të veshur me shirita që lexonin “DRE DAY”.
Festa vazhdoi me Eminem i cili u shfaq fillimisht për të performuar refrenin e “Forgot About Dre” dhe më vonë “Los Yourself”. Reperi përfundoi performancën në gjunjë, një referencë për Colin Kaepernick që është gjunjëzuar nëpër ndeshje për të sjellë në vëmendje padrejtësitë racore.
Pas kësaj, Dr. Dre dhe Snoop Dogg performuan hitin e albumit “2001”, “Stil D.R.E”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)