Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mika është emri i tretë i konfirmuar që do të prezantojë Eurovizionin e këtij viti.
Ylli i hitit “Grace Kelly” do t’i bashkohet Laura Pausinit dhe Alessandro Cattelan ne tri netët e festivalit europian që do të mbahet në datat 10 deri më 14 maj.
Lajmi u bë i ditur gjatë Festivalit Muzikor të Sanremos në Itali, kur të tre prezantuesit u ngjitën së bashku në skenë.
“Më shumë se kurrë besoj në rëndësinë e një komuniteti ndërkombëtar, në vlerën tonë të përbashkët. Unë besoj në bashkimin e njerëzve, në shembjen e mureve për të festuar ngjashmëritë dhe dallimet tona. Ne mund ta bëjmë atë falë muzikës, e cila është forma më universale e të shprehurit. Eurovizioni është ky dhe shumë më tepër. Unë e kam parë që kur isha fëmijë, e gjithë familja do të mblidhej për finalen e madhe. Një herë në vit, më shumë se 40 vende ndajnë të njëjtat emocione, pavarësisht historisë apo situatës politike: i bashkon muzika. Është një nder emocionues të jesh një nga mjeshtrit e ceremonisë në këto net fantastike”.
Konkursi i këngës së këtij viti do të zhvillohet në Torino, Itali, pasi Maneskin mori pjesë në festival vitin e kaluar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)