play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: September 2024

59 Results / Page 4 of 7

Background

Politikë

Edicioni i 10-të i Ballkan Barometrit/ Bregu: Dëshmon se shpresa e motivon ende rajonit, pavarësisht sfidave të mëdha

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhin më të madh të opinionit publik dhe të biznesit në rajon. Aktiviteti u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Në fjalën e saj të hapjes, Bregu bëri një refleksion nga tregimin e Gabriel Garcia Markez, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”, […]

today16/09/2024

Politikë

Mjekësia, ndryshon ligji/ Jo më pesë, studentët punë të detyruar vetëm tre vite

Rikthehet për diskutim ligji që i detyron studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim shëndetësor më parë në vendin e tyre e më pas të pajisen me diplomë. Por këtë radhë me disa ndryshime. Nga 5 vite që ishte për studentët e vitit të parë është reduktuar në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera. Projektligji po diskutohet në komisionin e Arsimit dhe […]

today16/09/2024

Politikë

Mandati i Xhaçkës/ Zbulohet letra e Spiropalit për Venecian: A mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar?

Kuvendi kundërshtoi mbrëmë për herë të tretë dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Ashtu siç deklaroi një ditë më parë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në shkresën e saj, zonja Spiropali shprehet se Kushtetuta e detyron Kuvendin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar […]

today13/09/2024

Politikë

Siguria në shkolla, Rama: Oficeri duhet të jetë syri dhe veshi i prindërve, kanë mision të njohin çdo nxënës

Teksa foli për sigurinë në shkolla, kryeministri Edi Rama tha se projekti për futjen e oficerëve të sigurisë në shkolla po merr rëndësinë e duhur. Rama tha se oficeri i sigurisë duhet të jetë në vend të prindërve, që duhet të njohë çdo nxënës dhe problematikat e tyre, që ata të ndihen dhe te të jenë të sigurt në institucionet arsimore. Edi Rama: Përtej problemeve, ankesave dhe shqetësimeve, siç nuk mund […]

today13/09/2024

Bota

Gjermania nënshkruan për të pritur 250,000 kenianë me marrëveshjen e re të punës

Qeveria gjermane ka nënshkruar sot për të hapur dyert për 250,000 punonjës nga Kenia, me dhe pa aftësi profesionale, në një marrëveshje për “emigracionin e kontrolluar dhe të shënjestruar”, thanë autoritetet. Lajmi vjen dy ditë pas njoftimit të Gjermanisë për kontrolle në kufijtë e saj tokësorë kundër emigracionit të paligjshëm. Zyrtarët thanë se ‘Kenia ka vështirësi në gjetjen e vendeve të punës dhe të të ardhurave për të rinjtë me […]

today13/09/2024

Politikë

Vizita e parë në Tiranë, Isaac Herzog takohet dhe me homologun Begaj: Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Begaj i uroi homologut Herzog mirëseardhjen në vizitën e parë të një Presidenti të Izraelit në Shqipëri. Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë. Presidenti Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer […]

today12/09/2024

Politikë

Interpelanca për Thumanë- Kashar, Balluku në Kuvend: Rrugë e kategorisë A, pakt me banorët

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha në Kuvend se banorët e Thumanës kanë rrugë alternative, por në të ardhmen mund të kenë edhe një mbikalim që do ta zgjidhë problemin e qarkullimit. Duke iu përgjigjur deputetëve të Partisë Demokratike, ajo tha se ky aks rrugor, i kategorisë A, sipas parametrave europiane, nuk i ka pasur të parashikuar katër nyje në projektin fillestar, por vetëm tre. “Kur flitet për autostrada qeveria shprehet krenare […]

today12/09/2024

Bota

Oficeri i CIA-s burgoset 10 vjet me akuza spiunazhi të përsëritur për Kinën

Një ish-oficer i CIA-s dhe më pas linguist për FBI ka pranuar para e dhurata të shtrenjta në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete për zyrtarët kinezë. Pas një çështjeje të gjatë gjyqesore ai u dënua dje me vetëm 10 vjet burg. 71 vjeçari Alexander Yuk Ching Ma, kishte pranuar më herët marrëveshjen me prokurorët për dënimin 10 vjet për spiunazh dhe shpërndarje të informacioneve të sigurisë kombëtare te një […]

today12/09/2024

Teknologji

Njihuni me 2 folësit e dytë të AllWeb!

AllWeb po afron me ritme të shpejta, dhe dy nga folësit që pritet të sjellin një frymë të re në konferencë janë Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta. Me përvoja unike dhe perspektiva të freskëta në fushën e komunikimit, inteligjencës artificiale dhe brandimit personal, këta dy profesionistë ofrojnë njohuri që çdo pjesëmarrës do të dëshirojë të marrë me vete.   Sirous Kavehercy: Frymëzim nga përvoja e një pioneri në teknologji   […]

today12/09/2024