Performanca e Rihanna-s në Oscars ishte WOW
Pasi shkëlqeu në tapetin e kuq, Rihanna shkoi, këndoi dhe pushtoi skenën e Oscars. Këngëtarja, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë, performoi “Lift me up” nga “Black Panther: Wakanda Forever”. Vokali i Rihanna-s ishte mahnitës dhe po ashtu edhe veshja, e krijuar posaçërisht për të nga Maison Margiela Artisanal. Fansat nisën menjëherë të shpërndajnë pamjet e performancës në Twitter. "Performanca e Rihanna-s meriton një Oscar," shkroi dikush.