Linja hekurudhore që ofron një nga udhëtimet më të bukura me tren në botë
Linja hekurudhore që lidh kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, me qytetin piktoresk, Bergen, konsiderohet një nga udhëtimet më të bukura me tren në botë. Në nisje të këtij rrugëtimi, 496 km të gjatë dhe me 39 stacione, çdo gjë duket e zakonshme, por teksa treni largohet me shpejtësi nga qendra e qytetit, shfaqen pamjet e para fantastike. Shtëpitë elegante prej druri që ngrihen në kodra, muzetë ku ekspozohet historia epike vikinge dhe fjordet […]