play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Ekonomi

257 Results / Page 27 of 29

Background

Ekonomi

Kriza e çmimeve, Sejko: Buxheti të lehtësojë qytetarët

Shtesa në të ardhura që qeveria ka siguruar nga rritja e çmimeve duhet të shkojë për të kompensuar të varfrit. Është ky apeli që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bërë nga salla e parlamentit, gjatë prezantimit të Raportit Vjetor 2021 të institucionit që drejton. Kreu i Bankës Qendrore ka theksuar se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare, ka shtrenjtuar kostot për biznesin dhe […]

today16/06/2022

Ekonomi

Propozimi për dyfishimin e gjobës për mosdeklarim real të pagave/ Kontabilistët: Masë arbitrare, nuk ul informalitetin

Propozimi për rritjen e masës së gjobës nga 100% në 200% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për mosdeklarimin e punonjësve dhe fshehjen e pagës konsiderohet nga ekspertët arbitrare dhe nuk redukton informalitetin. Ndryshimi në ligjin “Për procedurat tatimore” që përcaktojnë dyfishimin penalitetit te subjektet e regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH-së dhe tatimfitimit që nuk deklarojnë apo fshehin pagat e punonjësve u prezantua për konsultim publik nga Ministria e […]

today16/06/2022

Ekonomi

Pandemia lehtësoi skemën e sigurimeve, shteti po paguan më pak pensione, si rrjedhojë e vdekjeve të larta

Numri i pensioneve të mbyllura në skemën e sigurimeve shoqërore pësoi rritje të shpejtë në dy vitet e pandemisë, duke ndikuar në zbutjen e ritmeve të rritjes së totalit të pensionistëve. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se gjatë vitit 2021 u mbyllën 19,323 pensione me rritje 45% më shumë se mesatarja e tre viteve para pandemisë 2017-2019. Para pandemisë dilnin nga skema rreth 13,400 pensionistë si […]

today15/06/2022

Ekonomi

Bordi vendos çmimet, sa do të kushtojnë ushqimet nga sot

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit, ka publikuar listën e re të ccmimeve që do të tregohen në treg. Në vendimin e marrë nga Bordi, orizi kokërrgjatë do të shitet 101 lekë/kg, sheqeri 104 lekë/kg, ndërsa mielli 90  lekë/kg. Ndërsa për vajin nuk do të vendoset më çmim, pasi operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të këtij produkti. Vendimi i […]

today10/06/2022

Ekonomi

Bordi i Transparencës, Ahmetaj: Do vazhdojë së ekzistuari

Bordi i Transparencës do të vijojë të caktojë çmimin e karburanteve në vend, pavarësisht sulmeve që kjo strukturë ka marrë nga opozita dhe jo vetëm, pas caktimit të çmimit të naftës në 258 lekë, nivel rekord që nga ngritja e bordit të transparencës. Pas mbledhjes së qeverisë Zv.kryeministri Arben Ahmetaj la të kuptohej se qeveria nuk do të ulë as nivelin e tatimit mbi vlerën e shtuar për naftën, edhe […]

today09/06/2022

Ekonomi

Do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike në Korçë

Në Korçë do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike me një investim tërësisht privat, ka bërë me dije ministrja e e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. “Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 megavat orë. Pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, një investim totalisht privat, në një total prej 40 megavat orë”, […]

today09/06/2022

Aktualitet

Urë që lidh Velipojën me Ulqinin, ja si do të jetë projekti

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa ndodhen në Ohër në kuadër të samitit për “Open Balkan”, kanë prezantuar projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin. Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se ura do të shkurtojë një distancë shumë të madhe dhe do të ketë një gjatësi prej 310 metra. Kostoja është vlerësuar të jetë 9 milion euro. […]

today08/06/2022

Ekonomi

Euro bie poshtë 120 Lekëve, i afrohet sërish minimumit historik

Euro ka humbur sërish terren në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra poshtë kufirit të 120 Lekëve dhe iu afrua edhe një herë nivelit minimal historik, që kishte shënuar në muajin maj. Euro u këmbye të martën me 119.92 Lekë, shumë pranë vlerës prej 119.91 Lekë të regjistruar në 23 maj dhe që përfaqëson nivelin më të […]

today08/06/2022

Ekonomi

SHBA: Rusia në kërkim të blerësve për grurin e vjedhur nga ukrainasit

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Kremlinit në lidhje me përpjekjet e tyre për të mbledhur fonde nga shitja e grurit të vjedhur nga Ukraina në vendet afrikane. Anijet tregtare ruse thuhet se kanë ngarkuar gjithsej 500,000 tonë drithëra të vjedhur nga ukrainasit me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë. Rusia dhe Ukraina mbulojnë 40% të nevojave të grurit të Afrikës, çmimi i të cilit […]

today07/06/2022