SHBA dhe aleatët: Hakerat nga Koreja e Veriut po vjedhin sekrete ushtarake
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazhit kibernetik, me qëllim të vjedhjes së sekreteve të klasifikuara ushtarake, për të mbështetur programin e ndaluar të armëve bërthamore të Phenianit, kanë thënë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Koreja e Jugut, të enjten. Hakerët të njohur si Anadriel apo APT45 nga hulumtuesit kibernetikë, kanë shënjestruar apo ndërhyrë në sisteme kompjuterike në shumë kompani inxhinierike, por edhe në ato për prodhim të tankeve, […]