Arti në zi! Shuhet në moshën 82-vjeçare “Mjeshtri i Madh”, Jorgo Papingji
Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare poeti i njohur Jorgo Papingji. Ai ka lindur në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942 dhe është autor e poet shqiptar, i njohur për këngët e tij të shumta. Artisti ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014. Jorgo Papingi mban titullin “Mjeshtri i Madh”.