play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

1144 Results / Page 35 of 128

Aktualitet

80 vite nga çlirimi i vendit, shqiptarët përkujtojnë sot 29 Nëntorin

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik. Në këtë kuader, të gjitha institucionet shtetërore e përçuan këtë mesazh, […]

today29/11/2024

Aktualitet

Bien lejet e ndërtimit, rriten sipërfaqet

Tremujori i tretë i vitit 2024 ka shënuar një rënie të numrit të lejeve të ndërtimin të dhëna nga autoritetet. Sipas INSTAT nga Korriku deri në Shtator janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 361 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një ulje prej 1,9 %. Nga totali prej 354 lejeve të dhëna për këtë periudhë, 266 janë për ndërtesa banimi, nga […]

today28/11/2024

Aktualitet

Dita e Pavarësisë, kryebashkiaku i Nju Jork-ut, feston me flamurin shqiptar

Kryetari i Bashkisë së Nju Jork-ut (New York), ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit. Kryebashkiaku ka ri-konfirmuar edhe një here lidhjet e shkëlqyera me diasporën shqiptare duke festuar mes tyre. Përmes një postimi në median sociale “X” më parë Twitter, Adams shkruan: “Nga Bronx në Queens, shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet tona dhe kanë ndarë shumë nga kultura e tyre me qytetin tonë”. “Sot, në […]

today28/11/2024

Aktualitet

Stërvitje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Francës për të forcuar sigurinë detare

Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka nisur një bashkëpunim dypalësh mes Francës dhe Shqipërisë me qëllim forcimin e mëtejshëm të sigurisë së Forcave Detare. “Anija Franceze “FS Bouan” realizoi një vizitë portuale në portin e Durrësit. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes Francës dhe Shqipërisë, komandanti i Forcës Detare/Rojës Bregdetare, kundëradmiral Adnand Agastra, priti në një takim zyrtar komandantin e […]

today27/11/2024

Aktualitet

Pronat e ushtrisë për turizëm, Rama: Ministria e Mbrojtjes do të krijojë departamentin e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes do të krijojë një departament të veçantë që do të merret me administrimin e pronave të ushtrisë e për t’i kthyer ato në burim të ardhurash për zonën dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Në fjalën e tij në prezantimit në Bulqizë të projektit për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të […]

today26/11/2024

Aktualitet

Opozita proteston sot në Tiranë/ Bllokime të pesë pikave kryesore të kryeqytetit

Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore. Sipas agjendës së opozitës, protesta e sotme do të zhvillohet në disa zona të ndryshme, në rrugët dhe rreth rrotullimet kryesore të kryeqytetit. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. Protesta do të mbahet te bashkia, […]

today26/11/2024

Aktualitet

“Mbi 5 mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm”, VanHorn: Policia të sigurohet që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ishte e pranishme në konferencën në kuadër të ditës ndërkombëtare të dhunës kundër gruas ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. VanHorn theksoi se më shumë se 5 mijë gra po marrin kujdesin e nevojshëm në strehat e posaçme në gjithë vendin. Ndër të tjera e Ngarkuara me Punë e SHBA tha se duhet që çdo punonjës policie të […]

today25/11/2024

Aktualitet

Modernizimi i infrastrukturës hidro-meteorologjike/ Balluku: Më pak letra, më shumë inovacion

Zv/Kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka marrë pjesë në konferencën për nisjen e programit ALBAdapt me qeverinë gjermane, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike. Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku është shprehur se na duhen më pak letra dhe më shumë inovacion teksa ka shtuar se duhet kohë dhe afate më të shkurtra për çdo studim dhe projekt. Belinda Balluku: E […]

today25/11/2024

Aktualitet

Edi Rama: Nesër drafti i Fjalorit të Madh, do shkruhet edhe libri i historisë së shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe. Bazuar te historia, Rama theksoi se gjuha e shqiptarëve ka qenë gjithmonë një e patjetër do “t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli”. Me këtë të fundit, ai iu referua të gjithë atyre që keqpërdorin gjuhën në hapësirën e rrjeteve sociale. “Në vitin 1972, unë asokohe isha në klasë të dytë, Eqrem Çabej ka publikuar një ese […]

today21/11/2024