Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/11/2026
Stuhitë e fuqishme që kanë përfshirë të dy brigjet e Shteteve të Bashkuara po shkaktojnë ndërprerje të mëdha në transportin ajror dhe tokësor, duke vështirësuar lëvizjen e miliona udhëtarëve.
Mbi 6,000 fluturime u vonuan dhe rreth 150 u anuluan të mërkurën, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Autoritetet amerikane të aviacionit kanë paralajmëruar për vështirësi të mëtejshme në udhëtime, veçanërisht në verilindje të vendit.
Probleme janë regjistruar edhe në aeroportin ndërkombëtar të Miami-t, ku një avion mallrash doli nga fundi i pistës, duke detyruar autoritetet të vendosnin përkohësisht një ndalesë në tokë.
Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm pritet të prekë edhe pjesën qendrore të SHBA-së, ku parashikohen reshje shiu dhe dëbore, ndërsa pjesa veriperëndimore e vednit po përgatitet për një tjetër valë reshjesh dhe erërash të forta.
Përveç transportit ajror, stuhitë kanë shkaktuar probleme serioze përgjatë zonave bregdetare. Dallgët e fuqishme kanë dëmtuar pjesë të molit në Pacifica, në jug të San Franciskos, ndërsa baticat e larta kanë thyer rekorde të nivelit të ujit në zonën e San Diegos.
Autoritetet paralajmërojnë për përmbytje bregdetare dhe nivele të larta të ujit, që në disa zona mund të arrijnë nivelet më të larta që nga uragani Sandy i vitit 2012. Delaware dhe New Jersey janë ndër zonat më të rrezikuara nga ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.
Kushtet e vështira atmosferike pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mbajtur në gatishmëri autoritetet.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)