Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Artistja spanjolle triumfon në ceremoninë e 27-të të Latin Grammy Awards me albumin “Lux”, duke u bërë gruaja e parë që fiton tri herë çmimin prestigjioz në këtë kategori.
Gjatë marrjes së çmimit, Rosalía u shfaq e emocionuar dhe falënderoi ata që e kanë mbështetur përgjatë karrierës së saj. Çmimin ia dorëzoi këngëtari kolumbian Juanes, të cilin artistja e kujtoi si një nga njerëzit e parë që kishte besuar tek ajo, kur koncertet e saj ndiqeshin nga shumë pak persona.
“Lux, për mua, ka qenë një kërcim drejt së panjohurës. Është e rëndësishme të thuash të vërtetën tënde dhe t’u lejosh të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Ky album është e vërteta ime”, u shpreh ajo.
Ky është çmimi i tretë i Rosalías për Albumin më të Mirë të Vitit në Latin Grammy, pas sukseseve me albumet “El Mal Querer” në vitin 2019 dhe “Motomami” në vitin 2022.
Por triumfi i saj nuk u kufizua vetëm te albumi. Rosalía fitoi gjithashtu çmimin për Këngën e Vitit me “La Perla”, në bashkëpunim me Yahritza y Su Esencia.
Ndërkohë, çmimi për Regjistrimin e Vitit shkoi për reperin argjentinas Milo J, me këngën “Niño”.
Në ceremoninë e këtij viti, këngëtarja kolumbiane Karol G u vlerësua me çmimin për Albumin më të Mirë Urban për “Tropicoqueta”, ndërsa çmimi për Artistin e Ri më të Mirë iu dha këngëtares kolumbiane Aria Vega.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte nderimi i legjendës së reggaetonit, Daddy Yankee, i cili u shpall Personi i Vitit nga Akademia Latine e Regjistrimit.
Me suksesin e albumit “Lux”, Rosalía konfirmon edhe një herë ndikimin e saj në muzikën ndërkombëtare, duke hyrë në historinë e Latin Grammy si një nga artistet më të vlerësuara të këtij eventi
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)