Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, Áron Orbán, raportohet se është arrestuar nën dyshimin për trafikim personash. Lajmi u bë publik nga kryeministri aktual Péter Magyar, duke iu referuar raportimeve të mediave vendase.
Policia hungareze zhvilloi një operacion në Budapest dhe në dy qytete të rajonit të Pestit, ku u arrestuan disa persona dhe u kryen kontrolle në banesa. Hetimet lidhen me dy procedime penale, ndërsa Áron Orbán është përmendur edhe më herët në raportime për dyshime mbi lehtësimin e sigurimit të vizave dhe lejeve të qëndrimit për shtetas të huaj.
Ndërkohë, Viktor Orbán reagoi duke e cilësuar çështjen si hakmarrje politike. “Unë jam objektivi, vëllai im është vetëm një mjet për të arritur qëllimin”, deklaroi ai.

Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)