play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Europa

Më pak telefon, më shumë familje: Nisma e veçantë që vjen nga Italia

today09/11/2026

Background
share close

Një nismë e veçantë ka nisur në ishullin italian të Sardenjës, ku 15 restorante kanë vendosur të promovojnë vaktet familjare pa telefona dhe pajisje elektronike, me synimin për të rikthyer komunikimin dhe kohën cilësore mes prindërve dhe fëmijëve.

Projekti, i quajtur “A tavola senza schermi” (Në tryezë pa ekrane), është ideuar nga Anna Cau, garantuesja rajonale për të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve, në bashkëpunim me FIPE-Confcommercio Sardegna dhe Federatën Italiane të Pediatërve.

Nisma po zbatohet fillimisht si një projekt pilot njëmujor, ku familjet që vizitojnë restorantet pjesëmarrëse ftohen të lënë mënjanë telefonat dhe tabletët gjatë drekës apo darkës. Bëhet fjalë për një marrëveshje vullnetare, ku edhe prindërit, jo vetëm fëmijët, duhet të japin shembullin e tyre.

Në vend të pajisjeve elektronike, restorantet do t’u ofrojnë familjeve një të ashtuquajtur “Kit i Ribashkimit”, i cili përmban lojëra, materiale për vizatim dhe aktivitete të përshtatura për grupmosha të ndryshme. Qëllimi është që koha e pritjes së ushqimit të shndërrohet në një mundësi për biseda, lojëra dhe ndërveprim mes familjarëve.

Paketa përfshin gjithashtu materiale informuese për prindërit, me këshilla mbi rreziqet e përdorimit të tepruar të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e menaxhimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas Anna Cau, iniciativa nuk synon thjesht vendosjen e ndalimeve, por krijimin e mjediseve që ndihmojnë prindërit në edukimin e fëmijëve dhe nxisin marrëdhëniet njerëzore përtej botës digjitale.

Edhe përfaqësuesit e sektorit të restoranteve e kanë mbështetur nismën, duke vënë në dukje se gjithnjë e më shpesh, gjatë vakteve familjare, bisedat zëvendësohen nga heshtja dhe vëmendja e përqendruar te ekranet.

Fillimisht projekti ishte parashikuar për tetë restorante, por interesi bëri që numri i pjesëmarrësve të rritet në 15, të shpërndarë në qytete dhe zona të ndryshme të Sardenjës.

Organizatorët shpresojnë që, nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm, nisma të zgjerohet edhe në restorante të tjera të ishullit.

Mesazhi i projektit është i thjeshtë, ndonjëherë, për t’u afruar më shumë me njerëzit tanë, mjafton ta lëmë telefonin mënjanë.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *