play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Joe Biden rrëfen betejën me kancerin: “Disa ditë janë më të mira se të tjerat, sëmundja ndonjëherë më ngadalëson”

today09/11/2026

Background
share close

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një tjetër mesazh lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke folur hapur për betejën me kancerin e prostatës dhe vështirësitë që po përjeton gjatë trajtimit.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, më 8 nëntor, Biden bëri të ditur se mjekët janë të inkurajuar nga mënyra se si organizmi i tij po i përgjigjet trajtimit. Megjithatë, ai pranoi se sëmundja ndikon në përditshmërinë e tij.

“Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson”, shkroi ish-presidenti amerikan.

Biden zbuloi gjithashtu se diagnostikimi me kancer ndodhi gjatë kohës kur po punonte për librin e tij me kujtime, me titull “Promise Me, America”, i cili pritet të publikohet më 17 nëntor.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai bëri të ditur se nuk do të mund të zhvillojë aq shumë intervista dhe takime promovuese për librin sa kishte planifikuar fillimisht.

Ish-presidenti amerikan u diagnostikua në maj të vitit 2025 me një formë agresive të kancerit të prostatës, e cila kishte përhapje në kocka. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e tij në atë kohë, sëmundja kishte një rezultat Gleason 9, ndërsa tumori ishte i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, çka mundëson trajtim dhe kontroll të saj.

Në gusht të këtij viti, djali i tij, Hunter Biden, deklaroi në një intervistë për BBC se sëmundja ishte përhapur më tej dhe se po i shkaktonte të atit dhimbje të konsiderueshme.

Në mesazhin e tij të fundit, Joe Biden falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar lutje, mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim, duke përmendur edhe bashkëshorten Jill dhe familjen e tij.

Në fund, ai kujtoi një këshillë të të atit, të cilën tha se po përpiqet ta ndjekë edhe në këtë periudhë të vështirë: “Kampion, kur të rrëzojnë, ngrihu përsëri”.

Një mesazh që Biden e cilësoi si një mësim të rëndësishëm jo vetëm për veten, por edhe për Amerikën.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *