Një person nga Mbretëria e Bashkuar ka fituar çmimin e tretë më të madh në historinë e Llotarisë Kombëtare, duke marrë një xhekpot prej 214 milionë euro.
Fatlumi, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, doli për të pretenduar çmimin e tij në EuroMillions pas shortit të zhvilluar të martën, më 26 nëntor, shkruan DailyMail.
Operatori i Llotarisë Kombëtare, Allwyn, konfirmoi të martën se shuma e madhe prej 214,276,278.50 euro i është dorëzuar fituesit.
Ky individ është më i pasur sesa pasuritë e kombinuara të Dua Lipës, me një vlerë të përafërt prej (125 milionë euro), dhe Michael Bublé, që vlerësohet rreth (76 milionë euro).
Gjithashtu, fituesi i ri është më i pasur se Adele, e cila ka një pasuri prej (205 milionë euro), si dhe Harry Styles dhe Anthony Joshua, që të dy kanë një pasuri prej (211 milionë euro), sipas listës më të fundit të të pasurve të gazetës “Sunday Times”.
“Mundësitë me këtë shumë të madhe parash janë të pafundme, dhe çfarë momenti i mrekullueshëm për ta fituar këtë çmim pak para Krishtlindjeve”-tha Andy Carter, këshilltar i fituesve në Allwyn.
Post comments (0)