play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Roboti vizaton babain e kompjuterit modern! Ky është sipas tij, Alan Turing!

today08/11/2024

Background
share close

Një pikturë nga një robot me Al e shkencëtarit të shquar Alan Turing, është shitur për një rekord prej 1.2 milion eurosh në ankand.

Ankandi Sotherby’s tha se kishte 27 oferta për shitjen e artit dixhital, i cili fillimisht ishte vlerësuar të shitej nga 110 mijë deri në 160 mijë euro.

Shtëpia e ankandeve tha se shitja historike “prezanton një kufi të ri në tregun global të artit, për një vepër arti nga një robot humanoid”.

The paintings depict British computer scientist, mathematician and codebreaker Alan Turing.

Ajo shtoi se puna e Ai-Da Robot është “e para që është shitur nga një robot”.

Bëhet e ditur se vepra është një portret origjinal në shkallë të gjerë i Turing, i cili studioi në King’s College, Kembrixh.

Shkencëtari luajti një rol vendimtar në fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, duke ndihmuar në thyerjen e kodeve dhe deshifrimin e makinës famëkeqe “Enigma” në “Bletchley Park”.

“Alan Turing e njohu këtë potencial dhe na vështron neve, ndërsa ne garojmë drejt kësaj të ardhmeje”, shtoi roboti.

Aidan Meller, drejtor i Ai-Da Robot Studios, tha: “Ky ankand është një moment i rëndësishëm për artet pamore, ku veprat artistike të Ai-Da sjellin fokusin në botën e artit dhe ndryshimet shoqërore, ndërsa ne përballemi me rritjen e AI”.

Ai-Da was created by Aidan Meller.

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%