Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Bambi” i quajtur shpesh çmimi Bambi dhe i stilizuar si BAMBI, është një çmim gjerman qe mbahet çdo vit nga “Hubert Burda Media” për të vleresuar kontributin në median dhe televizionin ndërkombëtar për personalitete në media, art, kulturë, sport dhe fusha të tjera ” me vizion dhe kreativitet që preku dhe frymëzoi publikun gjerman dhe te huaj atë vit”.
I mbajtur për herë të parë në vitin 1948, është çmimi më i vjetër mediatik në Gjermani.
Trofeu është emëruar sipas librit të Felix Salten, “Bambi, A Life in the Woods” dhe statujat e tij janë në formën e kaprollit. Fillimisht ato ishin bërë prej porcelani deri në vitin 1958, kur organizatorët kaluan në përdorimin e arit, me derdhjen e bërë nga punëtoria e derdhjes së artit të “Ernst Strassacker në Süßen”.
Fituesit ndër vite përfshijnë Heinz Rühmann (12), Peter Alexander, O. W. Fischer dhe Johannes Heesters (10), Sophia Loren (9), Maria Schell (8), Rock Hudson (6), Franz Beckenbauer, Pierre Brice (5) dhe Céline Dion (3).
Mes mjaft emrave nga fusha te ndryshme te cilet rrembyen nje trofe,artisti britanik Robbie Williams mori Bambin e tij te trete.
Robbie Williams mori për herë të parë çmimin BAMBI në kategorinë “Argëtim” 2013, dhe BAMBI e tij të dytë në 2016 për “Muzikë Ndërkombëtare”.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)