Daja trajneri më i mirë, zgjidhet formacioni i javës në Superiore
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të të Kategorisë Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës. Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 4-4-2. Në portë është përzgjedhur Romeo Harizaj i ekipit të Vorës, pasi mbajti të paprekur portën në takimin ndaj Teutës. Mbrojtja përbëhet nga Faton Neziri (Dinamo City), Eljon Sota (Egnatia), Elmando Gjini (Vllaznia), dhe Luciano Vera […]