Lajme


Vranë djalin se ishte beqar

Postuar nga admin

7th June 2021



Tronditëse është dëshmia e një çifti të moshuarish në Iran. Ata kanë deklaruar se kanë vrarë djalin e tyre, vetëm për faktin se ishte beqar.

Sipas dëshmisë së treguar nga vetë ata, në të njëjtën mënyrë kanë vrarë vajzën bashkë me dhëndrin. Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74-vjeç, janë arrestuar tri javë më parë në Teheran, pasi akuzohen si autorët kryesorë për vrasjen e djalit, trupi i të cilit, u gjet i coptuar në një kosh plehrash, pranë banesës së tyre.

“Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë (I referohet vajzës dhe dhëndrit)”, tha babai në sallën e gjyqit.

“Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

 

Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit në shtëpi.