Lajme


Vijon rritja e të infektuarve me covid-19, rezultojnë pozitivë 1039 qytetarë

Postuar nga admin

22nd February 2021



Shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Gjatë 24 orëve të fundit nga 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID.

COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1039

Të shëruar në 24 orë 989

Të shtruar në spitale 656

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3258

Testime totale 443,748

Raste pozitive 101,285

Raste të shëruara 64,318

Raste Aktive 35,286

Humbje jete 1,681

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21,718

Fier 2864

Durrës 1814

Vlorë 1798

Shkodër 1427

Elbasan 1046

Lezhë 858

Berat 1059

Korçë 982

Gjirokastër 955

Dibër 368

Kukës 397.